Our Service Philosophy Is Simple. We Always Put You First.
Foto Pronaret : Z.Kreshnik Rexhepi dhe Znj. Fillorata Sahara Rexhepi
MISIONI
Mak Cosmetics lindi në Pejë në vitin 2002 si një kompani e specializuar në produktet profesionale dhe sot vazhdon "misionin" e saj në bashkëpunim të ngushtë me stilistët e flokëve dhe partnerët ndërkombëtarë, për t'iu përgjigjur konkretisht një tregu gjithnjë e më të kërkuar dhe konkurrues ne vendin tonë Kosoven.Mak Cosmetics fillet e saj i kishte nisur duke mar detyren ne vitin 2002, lideri i saj Z.Kreshnik Rexhepi pastaj Znj. Filloreta Sahara Rexhepi pas 3 vitesh ju bashkangjitë punës, ku sëbashku menagjuan me kompanin Lisap Milano Pronë e (Nt Arsidit) ku sëbashku nga 2006-2017 fal punës dhe menagjimit të mirë ishte një ndër kompanit më prestigjioze në tregun Kosovar deri në vitin 2018 ku lindi nevoja që tregut Kosovar ti ofrohet një produkt me një nivel tjetër më të avancuar, të cilin Z.Kreshnik Rexhepi tashmë filloj te kërkoj edhe për tregun Kosovar, produkte sapo kishin fillura te futeshin ne tregun botëror produkte 100%Bio.Pas një kërkimi 2 vjeçarë dhe perfundimisht kompania MAK Cosmetics u bë distributor ekskluziv i kompanisë Helen Seward Milano,ku tregut Kosovar vendosi ti ofroj një cilësi tjetër nga ato që ofronte tregu deri tani. Produktet 100%Bio të cilat që nga 1969 kompania Helen Seward Milano me përkushtim i realizoi dhe ne si MAK COSMETICS kishim fatin ta merrnim në distribuimin e linjes drejtpërdrejtë duke qenë kompania e rrallë në treg që ka doren e parë.
Me ketë marrëveshje ne i ofruam tregut Kosovar tani produktet 100%BIO me cilësin më të lartë dhe me çmim të dores së parë për herë te parë ne Kosovë.
Shif Tek Faqja Zyrtare Kosovo https://www.helenseward.it/it/partners.
Mak Cosmetics në Shtator të 2018 nënshkruajti edhe 4 marëveshje tjera me linjen për makeup "Prestige Make-Up Made In USA" nje linje prestigjioze Amerikane dhe një cilësi 100%Bio , po ashtu "Nook Italy" dhe " Sensus MAN Italy" linja të veqanta edhe per mashkuj si dhe" E-Swim" kompani paisjesh Depilues laserik nga Austria .
Mak Cosmetics në Janar 2019 arriti marëveshjen edhe me linjen "Debiase Hair Extension 100% Human Hair Made In Itlay " dhe po ashtu edhe me grimeren e mirënjohur me famë botërore Kosovare Sellma Kasumuviq me brendin e saj "MAKE- UP Sellma".
VITI 2020 Mak Cosmetics realizoj edhe Produktin inovativ 5D Bleacher ni produktë nën patentën e Mak Cosmetics.
Viti 2021 ishte viti i pandemis Covid-19 ku kompania jonë kaloj disa vështersi duke qenë e bllokuar. Lamia e parukerisë që të vepronte ne si kompani vendosëm të sjellim linjen e marketit dhe farmacive ku filluam të kemi lëvizjet e para në farmacit e Kosoves deri në hapjen e salloneve të bukurisë edhe estetikave .
Viti 2022 ishte viti i ringjalljes ku kompania jonë filloj më shum aktivitete e seminare edhe shum risi, duke sjell në tregun kosovar linjen e re per depilim https://www.skinsystem.it/en/skinsystem/ si dhe ne fund te viti 2022 edhe linjen Xanitalia në aksesorë për parukrei .
Misioni ynë ështe shërbimi dhe vëtem shërbimi me 5 yje .
Motoja jonë : Our Service Philosophy Is Simple. We Always Put You First.
VISIONI
Mak Cosmetics qdo herë dhe qdo kohë është në kërkim të inovacioneve qe ofron tregu botëror, dhe qdo herë duke hap shtigje të reja si ne avancimin dhe forcimin e Kosoves duke investuar ne ngritjen profesionale te ekipit te punes edhe stilistëve, prej viti 2006 e deri tani më se 30 seminare e qindra trajnime në sallone , mbi 10 udhëtime në Europë kryesisht Itali duke avancu grupe-grupe stilistesh deri në 2020.
ZHVILLIM
Mak Cosmetics krijon dhe zhvillon koleksione të modës së brendshme të pasuruara me mbështetës teknik dhe stilistik, dhe mbështet rritjen e floktarit me një program të pasur dhe aktual trajnimi, për të ofruar jo vetëm një rrugë të plotë, por edhe një perspektivë të dukshmërisë më të madhe.
Ekipa Punës
Mak Shpk ka nje ekip profesionale teknikësh të përbërë nga të gjitha lamit e parukeris edhe estetikes , dhe dita ditës shënon rritje duke u antarsu grup i madh i antarëve anë e mban Kosoves, stilista dhe MAKE-UP artist profesionist dhe shumë ekspertë te fushës .
I falëmderojm te gjithë teknike tonë dhe qdo njerin bashkpuntorë që deri tani na kanë besu pune e tyre duke na përzgjell neve si shërbyes te tyre kjo është nderi edhe krenaria jonë, njëkohësisht edhe nje pergjegjës e madhe mbi supet tona që ketë bësim ta ruajm dhe ta forëcojm duke u angazhuar maksimalishtë që qdo qast të sherbimin tonë ta përmirsojm dhe ruajm ketë besim ta mbrojm me jetën tonë.
Ekipa e Teknikëve:
Znj.Shyhrete Bajraktari (Stiliste)
Znj.Ylberina Katanolli (Colorometrist)
Z.Agim Selmani(Colorometrist)
Z.Petrit Spahiu(Colorometrist)
Z.Fahredin Dumnica(Stilist)
Po ashtu edhe dhjetra specialist tjer qe pa lodhur nga gjithë Kosova edhe rajoni na ndihmojn për zgjidhjen e qindra rastve te porblemeve teknike qe paraqiten tek Grupi i Antarve Tonë MAK VIP.
Add comment
Comments